Policia e Kosovës të mërkurën ka shpallur në kërkim dy persona. Një 13-vjeçare e cila është raportuar si e zhdukur, dhe një 31-vjeçar i cili dyshohej se ishte me të miturën. Të njëjtën ditë, janë gjetur të dy. E mitura është strehuar në vend të sigurt, ndërkaq 31-vjeçari është arrestuar nën dyshimin se e ka dhunuar 13-vjeçaren.

“I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është strehuar në shtëpinë e sigurt”, ka bërë të ditur burimi brenda policisë.

Me urdhër të prokurorit, viktima sot gjatë ditës do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor.

I njëjti burim ka deklaruar se është bërë rikualifikimi i veprës nga “Person i zhdukur” në “Dhunim”.

“Pas itnervistimit të palëve, vepra penale nga “Person i zhdukur” është rikualifikuar në “Dhunim”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia.

Ndryshe, policia të enjten bëri me dije se lidhur me rastin janë intervistuar disa persona dhe janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara.