Një tjetër arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në Tiranë.
Bëhet me dije se arsenali i armëve është gjetur në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni i Thatë. Burim për media bëjnë me dije se policia ka sekuestruar pistoleta dhe sniper.
Mësohet se në lidhje me këtë aktivitet kriminal ka rënë në pranga një person. Pritet njoftimi zyrtar i policisë në lidhje me arsenalin e armëve, teksa mësohet se armët janë çuar në laboratorin e ekspertizës për të parë nëse janë të përfshira në ngjarje kriminale.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në në rrugën “Shaqir Shima”, në Kodër Mëzez.