Një lajm i rëndë është mësuar nga Pogradeci, ku një 12-vjeçare është gjendur e pajetë.
Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet e vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës mesditën e sotme.
12-vjeçarja jetonte me të atin dhe burime bëjnë me dije se prindërit i kishte të divorcuar.
Njoftimi i Policisë: Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.