Ngjarje në fshatin Potom, 34-vjeçari Luftim Tërpollari kishte shkuar për të rrëmbyer me forcë vajzën e shtëpisë,me të cilën ishte i dashuruar, ku qëlloi me armë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, autori është arrestuar.

Një 34-vjeçar nga fshati Potom në Skrapar ka hyrë sot në banesën e shtetasit S.H dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në një nga muret e një prej dhomave të banesës, ku ndodheshin 4 pjesëtarët e familjes.

Fatmirësisisht asnjë prej plumbave nuk ka prekur asnjë nga familjarët, që të tmerruar kanë njoftuar policinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje,ku si rezultat i ndërhyrjes sē shpejtë të tyre dhe Forcave të Posaçme Operacionale, u bë i mundur neutralizimi i autorit dhe arrestimi i tij.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit Luftim Tërpollari, policia ka sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov dhe 21 fishekë luftarakë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konfikteve të shpeshta mes autorit Luftim Tërpollari dhe pronarit të banesës, shtetasit S.H,61-vjeç,i cili nuk ishte dakort me lidhjen që kishte pasur vajza e tij me të. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Tërpollari kishte shkuar në banesë me kallashnikov për të rrëmbyer vajzën e shtëpisë, me të cilën ishte i dashuruar.

Mësohet se 61-vjeçari S.H nuk ka qënë dakort me këtë lidhje dhe vajza e tij kishte rënë dakort me babain, duke i shkëputur të gjitha lidhjet me 34-vjeçarin prej 1-muaji.