Një grua u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Delvinë.

“Më datë 31.05.2022, në Delvinë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur shtetasja N. H., rreth 75 vjeçe, banuese në Delvinë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.