Një grua në Prizren është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj dje rreth orës 17:00. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“HETIM I VDEKJES-Prizren 23.02.2023-16:40. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.