Një vajzë e re është gjetur e pajetë poshtë urës së “Dajlanit”, në qytetin e Durrësit, ndërsa dyshohet se është vrarë me thikë.
Burime bëjnë me dije se e reja ka qenë endacake, ndërkohë që nuk ka detaje në lidhje me autorët që kanë kryer këtë krim.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.