Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”,Fier.

Parapralisht bëhet me dije se shtetasi H. H., 67 vjeç është gjetur i pajetë, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet 67 vjeçari se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Njoftimi i policisë Fier:

Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.