Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në banesën e tij në Tiranë.
Policia bën me dije se shtetasi A.S. është gjetur në shtëpinë e tij në rrugën “Sali Nivica” në kryeqytet.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas uniformave blu, i riu jetonte i vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
