Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në një banesë në Gjakovë. Mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 të së shtunës.

“Datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, – Gjakovë, pas kërkesës se një bashkëpunëtoreje për verifikim të një shtetasi gjerman mbi situatën shëndetësore të tij, policia se bashku me pronarin e banesës ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banesë dhe ka gjetur shtetasin gjerman të shtrirë në shtrat. Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e tij”, tha ai.

Gjurkaj bëri të ditur se rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë” dhe se trupi i pa jetë të dërgohet për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore.

“Në lidhje me rastin janë informuar te gjitha Njësitet Relevante për veprimet e mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtesë”.