Kryeprokurorët e 11 shteteve federale amerikane kanë ngritur një padi kundër administratës së presidentit, Joseph Biden për shkak të dekretit për vaksinimin e detyrueshëm të punëtorëve në kompanitë me më shumë se 100 punonjës.

“Urdhëresa e detyrueshme e vaksinimit është antikushtetuese, e paligjshme dhe e paparë”, tha kryeprokurori i Misurit Eric Schmidt, një nga disa kandidatë republikanë në garën për vendin vakant në Senatin e SHBA vitin e ardhshëm.

Sipas rregullave të reja, të cilat hyjnë në fuqi më 4 janar, kompanitë me më shumë se 100 punonjës duhet t’u kërkojnë atyre që të vaksinohen ose testohen për coronavirusin çdo javë dhe të mbajnë maska në vendin e punës.

Gjoba për mosrespektim të këtij rregulli mund të jetë 14,000 dollarë për rast, raporton reuters.