Një person është gjetur i pajetë në qendër të Elbasanit mesditën e kësaj të shtune, pranë banjove publike të qytetit.
Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët, të cilët më pas kanë njoftuar dhe policinë dhe ambulancën.
Derimë tani raportohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale, ndërkohë që viktima është rreth 65 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që trupi i viktimës po dërgohet drejt morgut, ku do të bëhet më pas edhe identifikimi i tij.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:30, në banjot publike në sheshin “Gensher”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Q.S., 74 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetime paraprake dyshohet se shtetasi ka ndëruar jetë nga shkaqet natyrale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.