Një tjetër zbulim që ka alarmuar shkencëtarët ka dalë në dritë. Këtë herë në një lumë në SHBA është gjetur një kryqëzim i rrallë salmon-peshkaqen.
Qyteti i qetë i Riggins, Idaho, SHBA është gjetur në mes të një fenomeni misterioz që ka lënë banorët e tij të hutuar. Lajmi për gjetjen e një krijese të çuditshme që është e përshtatshme për thellësitë e oqeanit sesa për brigjet e qeta të një lumi, arriti shumë shpejt në Departamentit të Iktiologjisë në Idaho.
Kjo krijesë e çuditshme është një kryqëzim midis një peshkaqeni dhe një salmoni. Mendjet kureshtare mund të kenë pyetur veten se si një grabitqar që zakonisht bredh në skajet e largëta të detit, u gjend papritur në një lumë.
Ekspertët kanë shpjeguar se kjo lloj krijese jeton në ujërat e thella në dete, por herë pas here udhëtojnë edhe nëpër ujëra të cekëta nëpër lumenjtë e njohur.
Krijesa ka përmasat e një gjiganti. Me një gjatësi deri në tre metra dhe një peshë deri në 500 kilogramë, dukej çuditërisht si peshkaqeni i bardhë.