Trupi i pajetë i një gruaje të moshuar është gjetur mesditën e sotme në Korçë.
Kanë qenë familjarët që kanë shkuar në banesën e 76-vjeçare me inicialet S. M., për të parë, pasi ajo nuk po u përgjigjej telefonave.
Ajo është gjetur e pajetë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 14, Korçë, në banesë, është gjetur e vdekur nga familjarët, shtetasja S. M., rreth 76 vjeçe. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së saj”.