Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e ullishtës së vjetër në pjesën veriore të qytetit të Elbasanit.

Zjarri në kurorën me ullinj shekullor po përhapet me shpejtësi. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale, por flakët po zgjerohen.

Mësohet se efektivët e zjarrfikëses po shkojnë drejt vendit të ngjarjes, por ndërhyrja vështirësohet për shkak të terrenit kodrinor.