Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka deklaruar ditën e sotme se vendi ka marrë një endim zyrtar, duke njohur gjenocidin që ushtria ka bërë në zonën e Nambisë në fillim të shekullit të XX. Heiko Mas nënvizoi se ky vendim, është ndërmarrë nga Gjermania si një gjest i njohjes së vuajtjeve të mëdha që ka kaluar. Veç pranimit Gjermania do të ndërtojë një fond prej 1.1 miliardë euro, i cili do i dorëzohet Nambisë.
“Që nga sot, Gjermania dhe zyrtarët e saj do t’i quajnë ngjarjet në Namibi ashtu si i shikojnë nga perspektiva e sotme, dhe kjo është gjenocid”, tha Maas, për The Guardian.
Ai theksoi se është detyra e Gjermanisë të kërkojë falje nga namibianët dhe pasardhësit e viktimave të gjenocidit.
“Në përputhje me angazhimin moral dhe historik të Gjermanisë, ne do të kërkojmë falje nga Namibia dhe pasardhësit e viktimave për krimet që kemi kryer”, thekson Maas, transmeton Telegrafi.
Gjermania do t’i paguajë Namibisë 1.1 miliard euro për të financuar projekte midis komuniteteve të prekura nga gjenocidi Herero-Nama, në atë që qeveria e Angela Merkel thotë se përbën një gjest pajtimi, por jo ligjërisht të detyrueshëm dëmshpërblimet.
Gjermania, më saktësisht Perandoria e atëhershme Gjermane, drejtoi zonën e Namibisë midis 1884 dhe 1915. Gjatë periudhës, forcat ushtarake gjermane vranë mijëra anëtarë të komuniteteve Herero dhe Nama dhe numri më i madh i viktimave u regjistrua në vitin 1904, kur Gjenerali gjerman Lothar von Trotha u dërgua në Namibi për të shuar rebelimin e komunitetit Herero.