Home ELBASANI SOT PUNA ME FËMIJËT NË CIKLIN FILLOR, VENDIMTARE PËR ARDHMËRINË E TYRE…

PUNA ME FËMIJËT NË CIKLIN FILLOR, VENDIMTARE PËR ARDHMËRINË E TYRE…

68

Shkrim nga Albana Tare./ (Autore e 10 librave didaktikë dhe metodik! Metodiste dhe Trajnere në Edukim!)

Mosha me produktivitetin më të lartë përvetsues në modelin e sjelljes, në modelin e organizimit të gjithçkaje, duke nisur që nga përdorimi i objekteve me të thjeshta të përditshmërisë, e deri tek organizimi i hapave të para i veprimtarisë të së nxënit.

Mosha e vlerësimit të tjetrit, apo të vehtes në raport me…

Mosha e vetëvlerësimit të lartë e me plot pozitvitet, mosha e aftësive kreative dhe nxitëse për iniciativa, mosha e imitimit me të mirë të sjelljeve, fjalorit, apo edhe xhestikulacioneve në të folur e në prezantim, është mosha e të qënit nxënës në ciklin fillor! (Gjithmonë nëse do të dijmë t’a trajtojmë atë)

Nga përvoja prej afro 3 dekadash studim dhe veprimtarish praktike me nxënës të ciklit fillor, kam kuptuar se suksesi dhe bazat e çdo individi të përgatitur e formuar në sistemin tonë shkollor, hidhen në fazën e parë të shkollimit.
Çdo gjë bëhet e fëmijës, që në kontaktin e parë me të renë, si sjellja, si fjala, dija, xhesti, po ashtu edhe toni i zërit apo pauzat më të cilat ai shoqëron të folurën e tij!

Mësuesi i ciklit fillor, duam apo nuk duam ta pranojmë, është vendimtar në formimin e gjithsecilit, të fëmijës dhe individit, apo qytetarit të ardhshëm, sigurisht, bashkë me prindin! Roli i tij është unik! Është i pazëvendësueshëm!

Jo vetëm fakti se ai është modeli i vetëm i mësuesit për fëmijën në këto vite, por edhe për faktin tjetër, se kjo moshë fëmijnore, ashtu sic ka dëshirën e madhe të imitojë, ka edhe aftësinë për të bërë të veten cdo gjë që shfaqet para tij!

Dhe është mëse e vërtetë pastaj, se puna e mësuesit të ciklit fillor, aq sa është e bukur, aq sa produktivisht e dukshme dhe e shfaqshme, po aq është edhe e vështirë dhe dominuese në përgatitjen e nxënësve!
E megjithatë, suksesi që arrihet në produktivitet, e tejkalon vështirësinë! E bën të harrueshme atë!
Kënaqësia e nxënësit për të mësuar në vazhdimsi, të nësermen e pasnesermen, duke ia kaluar disa herë mësuesit të parë është kënaqësia dhe vlerësimi më i madh për të dhe punën e tij!

Nuk mendoj se ka mësues të këqinj, përkundrazi!

Cdo mësues që del përpara 30 pale syve të vegjël, që bëjnë maksimumin e vet për të arritur rezultatin e duhur e që presin me padurim atë që do ti ofrohet nga modeli që kanë përpara, të cilin e adhurojnë pafundësisht, bën maksimumin për të dhënë më të mirën nga vetja!
Por, mësuesi duhet ndihmuar fort edhe nga familja e nxënësve. Ajo që nis në shkollë duhet vazhduar me të njëjtin ritëm kërkësash edhe në familje! Asgjë nuk duhet toleruar me justifikimin e dashurisë prindërore, apo dobësisë prindërore!

NUK ËSHTË ASPAK RASTËSORE, DHE JO ME KOT, PRINDËRIT E ZGJUAR E ZGJEDHIN ME KUJDES MËSUESIN E FILLORES TË FËMIJËS SË TYRE! FALË NJOHURIVE DHE EDUKATËS SË PUNËS QË MERRET ATY, VAZHDON SUKSESSHËM UDHËTIMI I FORMIMIT JO VETËM SHKENCOR POR EDHE QYTETAR TË TIJ!