Tirana dhe Vllaznia janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës për gjestet antisportive të tifozëve në “Air Albania”.
Si skuadra kryeqytetase dhe ajo shkodranë janë dënuar për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve dhe pajisjeve sportive me gjobë në masën 100.000 Lekë.
Po ashtu të dyja skuadrat urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.
Dënimi i dy ekipeve është marrë për shkak të përplasjeve mes tifozëve në stadium, ku thyen disa stola dhe dëmtuan pajisjet e tjera.