Në procesverbalin që është mbajtur për kontrollin e kryer, ka të dhëna qesharake mbi sendet që janë gjetur, përfshirë disa televizorë pa vulë, apo tenxhere të vjetra.

Procesverbali i siguruar nga Fax News:

Me urdhër nr 7030 datë 02.07.2021 miratuar nga drejtoria e përgjithshme e Burgjeve u  ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP  Fier, Durrës, Tepelenë e Berat.

Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj.

Kontrolli u zhvillua i qetë, pa probleme apo kundërshtime.

Nga kontrolli u konstatuan sende të paligjshme si:

tela, kabuj antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë.

Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxori nga dhoma për kontroll më të imtësishëm.

Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm.

Detyra që u la për drejtuesit e paraburgimit të Vlorës: Të kryhet riverifikimi i vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.