Një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gernac të Kurbinit.

I mituri mësohet se është me mbiemër Keqi, nga Vinjolli.

Ngjarja është raportuar rreth orës 00.00 në policinë e Kurbinit.

Sipas burimeve, viktima sëbashku me dy fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal dhe kanë gjetur armën e zjarrit.

Dyshohet se arma ka qenë e mbushur dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 13-vjeçari.

Fshati Gernac është në kufirin ndarës mes Matit dhe Kurbinit dhe përfshihet në qarkun e Dibrës, ndaj dhe mësohet se hetimet për ngjarjen po kryehen pikërisht nga policia e Dibrës.

ORA TV