Kreu i grupit parlamentar të PS, Damian Gjiknuri, thotë se pas 6 marsit opozita ka hyrë në një proces shkërmoqjeje pa kthim.
Gjiknuri: Gjithçka është në diskutim, kemi qenë të parët që kemi thënë hajde të ulemi dhe bëjmë komisione qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për reformën territoriale. Fatkeqësisht opozita e sotme është akoma më kuturu. Pas 6 marsit kanë hyrë në një cikël shkërmoqjeje pa kthim. Por PS dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar.
Nga Elbasani ku po merrte pjesë në festimet e Dirës së Verës, Gjiknuri foli dhe për protestat. Ai tha se shumica e shqiptarëve duan paqe dhe siguri.
Gjiknuri: Shikoni me mijëra e mijëra qytetarë që kanë më shumë besim te paqja, e ardhmja, te siguria dhe mendoj se kjo është përgjigjja e masës më të madhe të shqiptarëve. Pavarësisht se çdokush duhet të dëgjohet dhe qeveria është këtu për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj./Egnatia news