Home SHOWBIZ Gjiko përfundon në spital, çfarë i ndodhi reperit?

Gjiko përfundon në spital, çfarë i ndodhi reperit?

20

Reperi i njohur Gjiko ka shpërndarë së fundmi një video në Instagram të realizuar në spital dhe me anë të së cilës ka njoftuar se është në finalizim të projektit të ri. “Isha te spitali më thanë ti je mire, por kënga shumë e ‘smut’”, ka shkruar ai krahas videos ku dëgjohet në sfond kënga e tij dhe e Ermalit.

Ky projekt është realizuar në studion e ‘Redbox’ nga producenti i njohur BigBang. Ndërkohë kënga e dyshes pritet të publikohet të premten më datë 25 qershor.

Përsa i përket jetës personale, familja e tij dhe Elita Rudit është shumë e komentuar në rrjet dhe merr gjithmonë vëmendjen e fansave. Ato u bënë prindër për herë të dytë në fillim të muajit mars. Çifti u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën një emër shumë të veçantë, ashtu siç kishin paralajmëruar prej kohësh. Dyshja zgjodhën emrin Bota për vogëlushen e tyre dhe menjëherë pas lindjes i hapën një llogari në Instagram.

Madje, për të festuar 1 mujorin e Botës, mami Elita realizoi një video shumë të ëmbël që e ndau me ndjekësit në rrjete sociale. Elita shfaqej duke ushqyer me qumësht gjiri vogëlushen dhe duke e përkundur teksa e mban në krahë. Edhe pasi të kalojë koha, me siguri ky do të mbetet si një nga kujtimet më të veçanta si për Elitën po ashtu edhe për Botën.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të nënës së saj, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Botën. E vogla duket se ka një ngjashmëri shumë të madhe me gjyshen dhe për këtë kanë rënë dakord pjesa më e madhe e ndjekësve të Elitës