Si në mënyrë për të promovuar turizmin por edhe për të përkrahur fermerët e zonës u organizua në fshatin Gjinar të Elbasanit festa Miqtë e Malit. Qindra qytetarë kishin ardhur nga zonat përreth të cilët veçse pushuan në natyrën e mrekullueshme që kjo zonë ka patën mundësi të shihnin edhe të provonin udhqime në panairin e prodhimeve artizanale dhe ato agroushqimore.Fermerët të cilët merrnin pjesë në panair ekspozuan disa nga gatimet dhe produktet tradicionale të zonës, të cilat sipas tyre janë unike në shije falë terrenit malor që fshati ka.Ata japin edhe arsyet pse së paku njëherë gjithkush duhet ta vizitojë këtë fshat turistik.
Ky aktivitet tashmë është kthyer në traditë në këtë zonë dhe zhvillohet prej disa vitesh me qëllim promovimin jo vetëm të natyrës së mrekullueshme por edhe të monumenteve historiko-kulturore që ndodhen këtu.
Aktivitetet e organizuara për këtë ditë ishin të shumta por vëmendjen e tërhoqi hipizmi.
Në skenë për të performuar për qindra të pranishmit u ngjitën edhe këngëtarë e artistë të njohur elbasanas duke i dhënë atmosferë festës. Prej disa kohësh tashmë ka nisur puna për investimin në infrastrukturën e fshatit çka pritet të ndikoj në rritjen e numrit të turistëve.