Një vatër zjarri ka rënë në një fushë në afërsi të fshatit Valare, në Bashkinë Gjirokastër.

Burime për FaxNews raportojnë se deri në këto momente, zjarri nuk përbën ndonjë rrezik.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve.