Delegacioni ukrainas mbërriti para disa minutash në Bjellorusi për të nisur bisedimet me palën ruse me qëllim mbylljen e konfliktit ushtarak mes palëve, e cila vazhdon prej 5 ditësh. Lajmi u dha nga media bjelloruse “Nexta”. Bisedimet do të nisin pas një ore.
“Delegacioni ukrainas është në territorin e Bjellorusisë në rrugën drejt vendit ku do të mbahen bisedimet”, raporton media bjelloruse.
Vendi i takimit është rezidenca në rajonin Pripyat. Në këtë takim nuk merr pjesë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili ka thënë se konflikti mes palëve do të vazhdojë.