Pasditen e së dielës një numër i konsiderueshëm qytetarësh protestuan përballë ambasadës ruse në Tiranë, kundër pushtimit të Ukrainës.

Por mbështetjen për ukrainasit në këto ditë të vështira mund ta japim edhe në forma të tjera.

Ata që kanë mundësi mund të dhurojnë me medikamente, batanije dhe ushqime të konservuara. Për të dhënë kontributin tuaj mund të kontaktoni në numrin e ambasadës së Ukrainës, 0676060630.

Po ashtu, qytetarëve në Ukrainë mund t’u vini në ndihmë duke: dhuruar, me ndihmë humanitare, duke iu bashkuar protestave që bëhen në qytetet, duke strehuar ukrainas dhe duke u informuar nga burime të sigurta.