Inteligjenca artificiale është kryefjala e shumicës së kompanive përgjatë vitit 2023, dhe me kalimin e muajve ajo po përmirësohet vazhdimisht. Rritja e popullaritetit të ChatGPT dhe integrimi i tij në produktet e Microsoft, duket se ka shërbyer si një katalizator për përshpejtimin e zhvillimit të kësaj teknologjie.
Google nisi gjithçka duke prezantuar chatbot-in Bard AI, dhe gjatë eventit Google I/O 2023 prezantoi shumë shërbime të reja që do të jenë të pranishme në produktet e kompanisë. Mirëpo gjithçka nis nga laboratori i kërkimit të AI në Alphabet që quhet DeepMind.
Çfarë është Google DeepMind?
Google DeepMind u formua në prill të 2023 si një laborator i kërkimit mbi inteligjencën artificiale nga bashkëpunimi midis DeepMind Technologies dhe ekipi Brain AI i Google. DeepMind Technologies është një kompani e themeluar në vitin 2010, e cila u ble më pas nga Google në 2014.
Gjatë Google I/O u përmend kontributi i ekipit DeepMind në krijimin e modelit gjuhësor PaLM 2, që fuqizon Bard AI dhe shërbimet e tjera AI.
Një ndër projektet më të rëndësishme AI të DeepMind ishte AlphaGo, një program i trajnuar për të luajtur lojën strategjike Go e cila më pas arriti të mposhte dhe lojtarët profesionistë. Më vonë erdhi dhe AlphaFold, e cila përdor inteligjencën artificiale për të zgjidhur problemet në biologjinë molekulare të mbivendosjes proteinike. DeepMind më pas arriti të krijonte dhe AlphaStar, një program AI që arriti nivelin Grandmaster në lojën StarCraft II.
DeepMind ka punuar dhe në projektin AlphaCode, një motor kodimi AI që zhvillon programe në një nivel të ngjashëm me një zhvillues mesatar