Reperi Kanye West publikoi para pak ditësh albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më. “Inaugurimin” e këtij albumi ai e mbajti në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku u mblodhën mijëra njerëz për ta mbështetur.
Mes tyre ishte dhe një fans i zjarrtë i reperit @imacanon16canz, i cili e përdori në mënyrë të zgjuar pjesëmarrjen e tij në këtë event. Ai po shet një qese hermetike dhe pretendon se ajo është e mbushur me ajër nga inagurimi i albumit.
Duket se edhe ajri rreth Kanye West është i shtrenjtë pasi çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950. Planifikimi për shitjen e kësaj qese është në datën 28 korrik, pra sot dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mësuar sa do i arrijë oferta më e madhe e shitjes, e cila me shumë mundësi do të jetë një shifër “e çmendur”.
Kujtojmë se në radhën e parë të njerëzve në inagurimin e albumit të ri të Kany West u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.
geek