Pamjet e bëra leak në internet na shuajtën kureshtjen rreth pamjes së Surface Duo 2, i cili po përgatitej prej kohësh nga Microsoft dhe pritet të prezantohet në shtator ose tetor të këtij viti.

Fillimisht këto fotografi u shfaqën në YouTube muajin e kaluar dhe Windows Central pretendon se ato janë të vërteta. Ndryshimi më i madh për sa i përket hardware-it duket të jetë sistemi i kamerave. Në këtë produkt vihen re 3 kamera të cilat mund të jenë telephoto, ultrawide dhe ajo standarte. Si shumica e smartphone-ve në ditët e sotme, ato janë të vendosura në një ishull të dale nga pjesa e pasme.

Një tjetër ndryshim që vihet re është zhvendosja e skanuesit të shenjës së gishtit në butonin e ndezjes dhe prania e USB-C në qendër të ekranit të djathtë.

Surface Duo 2 pritet të ofrojë suport për rrjetin 5G dhe një proçesor NFC për pagesa pa kontakt. Gjithashtu për të siguruar një performance më të mire, kjo pajisje do të përdorë proçesorin Snapdragon 888 dhe mund të vijë me një ekran më të madh.

geek