GJKKO ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit, të arrestuar për korrupsion. Gjatë seancës së sotme, u vendos që të ndryshohet masa për Agim Cunin. Specialisti i emergjencave nuk do të lihet në burg por në arrest shtëpie.
Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit.
Masat:
Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali Arrest Burg
Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës Arrest Shtepie
Agim Cuni, Specialist te Emergjencat Arrest shtepie
Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. Arrest Burg
Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare Arrest Burg l
Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë Arrest Burg