Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, mbahet nën masë sigurie arrest në burg për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore dhe që prej atëherë vijon të qëndrojë në paraburgim. Gjithashtu, gjykata nuk e ka lejuar Fredi Belerin as që të betohet si kryebashkiak që fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)