Gjoba do të vendoset për çdo muaj që ata mbi 60 vjeç do të mbeten të pavaksinuar. Këto janë njoftimet minutë pas minute që vijnë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Rregullat e reja nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në lidhje me përpjekjen për të mbrojtur shëndetin publik për të përballuar pandeminë pas shfaqjes së variantit Omicron priten të bëhen publike gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve do të shpallet një vaksinim i detyrueshëm për të gjithë grekët mbi 60 vjeç. Sipas të njëjtave informacione do të vendoset një gjobë prej 100 eurosh për çdo muaj që qytetarët mbi 60 vjeç do të mbeten të pavaksinuar.

Sipas informacioneve, gjoba prej 100 eurosh për grekët mbi 60 vjeç që nuk janë vaksinuar do të konfirmohet çdo muaj përmes zyrës së taksave. Gjoba administrative prej 100 euro që do të vendoset për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç do të depozitohet për forcimin e strukturave shëndetësore.