Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është gjobitur me 5 mijë lekë të reja nga Policia e Durrësit.

Në takimin e zhvilluar me banorët e Durrësit,Kryemadhi është shfaqur pa maskë gjë e cila bie në kundërshtim me rregulloren e vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit.

Për Kryemadhin kjo është gjoba e dytë e vendosur, pasi ditën e djeshme është gjobitur me 3 mijë lekë të vjetra për mosmbajtjen e maskës në takimin me banorët e Kombinatit.