Qeveria greke ka vendosur të rikthej “Lock-Down” e dytë nga e shtuna,identikë me atë të marsit.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas diskutimeve të shumta ka marrë vendimin për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve e shmangien e izolimit si në pranëverë.

Masa shtrënguese janë marrë në qytete të tjera si: Attica,Selanikdhe Terres ditë më parë, por edhe për disa ishuj ku situata nuk ka patur përmirësime.

Në ditën e shtunë,prej orës 06:00 të mëngjesit hyn në fuqi “Lock-Down” ku qytetarëve grekë tashmë do t’u duhet të dërgojnë një sms për të dalë nga shtëpitë e tyre.
Supermarketet,farmacitë dhe pikat e karburantit do të qendrojnë të hapura ndërsa tregjet do të mbyllen.
Po kështu,shkollat fillore dhe kopshtet do të vazhdojnë aktivitetin e tyre normalisht.