Krahas gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe do të jetë e stampuar tashmë në uniformat e policisë së Maqedonisë së Veriut. Lajmi është dhënë nga zëvendëskryeministri shqiptar, Artan Grubi me anë të një njoftimi në rrjetet e tij sociale.

“Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin,”– shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi.