Tashmë Apple është e detyruara që t’i ofrojë përdoruesve disa opsione të tjera pagese përveç atyre që ofrohen nga kompania. Ky vendim do të hyjë në fuqi pas 90 ditësh, në 9 dhjetor, në rast se nuk është ndaluar nga një gjykatë e shkallës më të lartë.

Në një gjykim të veçantë, gjykata pohoi se Epic Games ka shkelur kontratën e nënshkruar me Apple kur implementoi sistemin alternative të pagesës në Fortnite. Si rezultat, Epic duhet t’i paguajë Apple 30% të të gjithë përfitimeve të grumbulluara që nga ajo kohë, një shumë prej $3.5 milionë.

Apple e ka regjistruar këtë vendim si një fitore për modelin e App Store. “Vendimi i sotëm nga gjykata tregoi atë që ne e denim gjatë gjithë kohës: App Store nuk është në shkelje të ligjit ‘Antitrust’.” tha një zëdhënës i kompanisë. “Apple përballet me konkurencë rigoroze në çdo segment ku ne bëjmë biznes, dhe besojmë se përdoruesit na zgjedhin ne për shkak të cilësisë së shërbimeve dhe produkteve tona.”

Nga ana tjetër, CEO i Epic Games u shpreh: “Vendimi i sotëm nuk ishte një fitore për zhvilluesit dhe konsumatorët. Epic po lufton për konkurencë të drejtë në metodat e pagesës in-app për një miliardë konsumatorë”. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se Epic ka në plan apelimin e vendimit.