TIRANË – Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Apelit.

Deri më tani, ai nuk ka shfaqur pendesë për veprimin.

Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësorë sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.

Çfarë ndodhi në protestë?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur.

Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka patur dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.