Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 34 vjeçarin Lekë Vuksani.
Ai akuzohet si autori i vrasjes së 51 vjeçarit Petrit Vuksani. Një ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen Skëndërbeg në Shkodër.
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurise, 34 vjeçari nuk ka folur, por ka preferuar të përfaqësohet nga avokati i tij.
Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg me afat”.
Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga Gjykata, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për vepren penale “vrasje me paramendim”.
