6 fëmijë janë ngujuar në një banesë në Levan të Fierit, ndërsa nuk pranojnë të largohen nga shtëpia ku kanë jetuar edhe pas divorcit të prindërve të tyre. Familjarë të vëllezërve Ilir dhe Lefter Hila, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë, ndërsa vogëlushët nuk dëshirojnë të largohen.

“Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre. Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan.”– u shpreh halla e fëmijëve të ngujuar.

Motra e vëllezërve, Hila tregon se policia është futur me force per te marre femijet, ndersa 6 femijët jane ngujuar ne banese e nuk dalin prej aty. Famijët janë nga 13 më i madhi e 8 më i vogli. Nga policia deklarohet që janë në mbështetje të përmbarimit, ndërsa psikologë, punonjës social e nënat e fëmijë ndodhen në brendësi të banesës ku qëndrojnë të ngujuar femijët e nuk duan të dalin prej aty. Mësohet se njëri prej fëmijëve sot ka datëlindjen e ndërsa kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.