SPAK është shprehur kundër lirimit të ish deputetit të PS Alqi Bllako i përfshirë në aferën e inceneratorëve. SPAK shprehet se nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar dhe se do të bëjnë ankimim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhet në reagimin e SPAK.

Avokati Sokol Hazizaj ka argumentuar para gjykatës se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti i PS Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.