Nga Erion Murataj!

Ajo çka sot po shohim nuk është fillimi i një fundi të agonisë, përkundrazi është fillimi i një beteje të “përgjakshme” jo blu po një koloriti pa identitet. Pikërisht protagonistët faktuan, po faktojnë dhe jam i bindur se vazhdojnë të faktojnë në vijim se asgjë proklamojnë për Shqipërinë e shqiptarët është një farsë e shpifur 30- vjeçare.

Keqpërdorja e njerëzve e atyre që çojnë në beteja për karrigen e pushtetit.

Lincimi deri në vrasje që i bëjnë militantëve të tyre është preambula e vërtetë programore që kanë. Gjylja e madhe që dy lider -rraketat mbanin në duar si formë presioni, sot plasi. Ata e dijnë që tashmë janë në një hall të madh. Ballafaqimi që do të kenë së shpejti me njerzit do të jetë prova.

Njerzit nuk do të kenë më frikë , politika s’do të ketë më monopol , Shqipëria s’do të jetë më peng. Gjylja e madhe tashmë plasi, po po, plasi!

Egnatia news