Nga Erion Murataj

Bowling është një lojë preçizioni më shumë se forcë pasi ke gjuajtur gjylen.
Ndaj gjylembajtësit i zgjedhin e i konservojnë mirë gjylet.
Në këtë fazë të lojës Rama (forma e birilave) është larguar dhe birilat që ai rreshtoi, po bien gjuajtje pas gjuajtje.
Herë disa bashkë e herë disa tek e tek por po bien.
Fusha e papastër 33 vjeçare e orgjisë politike shqiptare nuk ka penguar gjylen e përzgjedhur dhe të konservuar të SHBA-së.
Me njëmijë hallet që ka në lindje të Europës duket se amerikanët nuk kanë as hallin e përplasjeve diplomatike Tiranë-Athinë.
Madje ATA mund ta çojnë drejt fushës dhe vet Ramën duke e kthyer në biril.
Ndërkohë që nuk kursehen ti buzëqeshin Gaz Bardhit huqit të Raperonzolës shqiptare pra Sali Berishës .
Saliu doli huq si në përzgjedhjen e gjyles huq (Gaz Bardhit) ashtu dhe në goditjen me marveshjen shterp me Ramën duke parë sesi pa qëlluar birili i Ramës Ilir Beqaj u rëzua nga gjylja Amerikane e SPAK .
Panorama EKUIVALENTON aktorët pasi të dy janë në stinë disfatash në raportet mes tyre dhe pse Rama vazhdon të qeverisë me zëvendësime birilash, bonus që amerikanët ja kanë dhënë për shkak të favoreve të pakushtëzuara që ky i ka bërë.
Në çdo rast lajmi vjen nga një tjetër fushë loje ku gjylja e SPAK duket se do godasë sërisht si Ramën dhe Berishën vetëm se këtë herë në dispoporcion.
Gojët e liga thonë se do thërrmohet gjylja e Saliut dhe birili Taulant Balla i Ramës për çështjen e 21 prillit 2021në Elbasan .
E ndërkoh Likja ka zbrit në kondrat dhe moçalin e Tiranës me premtimin se po stërvitet për të ngjit prap ndonjë mal me këmbë politike të thyera.
Luli vazhdon bën batuta portokallie pa pagesë dhe mbyll siparin e orgjisë.
Këto janë ofertat e vjetra, zgjidheni vet ekuacionin njerëz .
Unë them se ja vlen të hedhim vështrimin drejt të rinjve 😉.