Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në ditën e dytë të gjyqit ndaj katër ish krerëve të UÇK-së në Hagë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar deklaratën e ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ku thekson se patjetër që ato janë të pafajshëm dhe se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia.
Në postimin e tij, Rama shkruan se “është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh!”
Kujtojmë se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, KadriVeseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nisi më 3 prill në Hagë të Holandës. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit