Të gjithë ata që sot janë sulur si të tërbuar ndaj inceneratorëve, sulmojnë ish shokët, mashtrojnë dhe dalin që në mesnatë duke kërkuar plehra në Sharrë, kanë qenë koka e biznesit të inceneratorëve.

Dosja në SPAK konfirmon se Arben Ahmetaj ishte pronari real i inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, ndërsa Klodian Zoto ishte thjeshtë një maskë e tij.

Dokumentet që një gazetar zbuloi dhe i çoi në SPAK, tregojnë se Zoto shërbente si bankomat i Ahmetajt, i paguante sistematikisht udhëtimet jashtë vendit si dhe i kaloi edhe një vilë në Hamallaj.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë kujdesur për procedurat si dhe silleshin si pronarë pasi ministria e tyre bëri dokumentacionin.

Meta dhe Monika u hodhën në sulm pas 6 vitesh pasi Arben Ahmetaj i dha vetëm 500 mijë euro Monikës, por edhe për t’u hakmarrë ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, të cilët braktisën LSI dhe iu bashkuan PS-së.

Lulzim Basha nisi të ngrinte zërin pasi kunati i tij që donte të ishte pjesë e biznesit të plehrave, mbeti jashtë loje.

Kur Lulzim Basha nisi akuzat, Belind Këlliçi nuk ndihej. Këlliçi ka nisur vetëm ditët e fundit, duke ndjekur si zagar m Monika Kryemadhin në aksionin e shpifjeve ndaj inceneratorëve.

Po pse Këlliçi u kujtua sot për të shpifur dhe duke u futur si kaçak tek inceneratori i Tiranës?!

A ka udhëtuar Belind Këlliçi me Klodian Zoton dhe e ka përfituar nga paratë publike?

Para se të përgjigjet, të mendohet dhe kujtohet. Se kështu u ngut edhe Tigri, duke mohuar lidhjet./Prapaskena