Gjyshi plagos me çifte mbesën e tij 25 vjeçe. Ngjarja mësohet se është aksidentale dhe ka ndodhur në zonën e njohur si Patos Fshat. Paraprakisht dyshohet që i moshuari ka qenë duke pastruar një armë zjarri tip çifte, kur kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht.

Pas plagëve të marra vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mallakastra News