Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku furgoni ka përplasur një fëmijë të mitur 4-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë për në spital.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit me inicialet L.H deri në sqarimin e rrethanave të përplasjes.
Në pamjet që Fax News ka siguruar nga momentet pas aksidentit, shihet gjyshja e të miturit e cila është duke qarë, ndërsa i qëndrojnë pranë disa kalimtarë të rastit.
Në vendin ku ka ndodhur aksidenti nuk ka vija të bardha, dhe paraprakisht dyshohet se fëmija i ka shpëtuar nga duart të afërmve dhe i ka prerë rrugën mjetit furgon.
Menjëherë pas aksidentit dhjetra kalimtarë janë grumbulluar për të parë skenën, ndërkohë që nuk dihet ende nëse fëmija e ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.