Home AKTUALITET Fustani i Anxhela Peristeri në Eurovision është dizenjuar nga stilistët Kujta dhe...

Fustani i Anxhela Peristeri në Eurovision është dizenjuar nga stilistët Kujta dhe Meri

230

Anxhela Peristeri është fituesja e festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. 

Konkursi i përvitshëm muzikor merr gjithnjë vëmendje nga e gjithë bota për këngët që paraqiten, por disa të tjerë përqendrohen edhe tek veshjet.

Në fakt, Eurovizion ka qenë një nga arenat ku janë shprehur ide nga më të larmishmet në design dhe make up.
Mësohet se këtë vit Anxhela Peristeri ka zgjedhur dy artistët kosovarë Kujta dhe Meri për t’i besuar imazhin e saj në Eurovision.

Tashmë të dëshmuar, Kujta dhe Meri janë ndër emrat më të përmendur në mbarë botën për sukseset, vlerat, krijimtarinë artistike dhe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e Artit të vërtetë, ata nuk i lënë vend askujt./EgnatiaNews