Ashtu siç ka ndodhur së fundmi, teksa anëtarja e grupit të famshëm ‘Pussycat Dolls’, paneliste në ‘The Masked Singer’, një show televiziv që transmetohet të dielën në mbrëmje është shfaqur me një fustan të gjelbër.
43- vjeçarja mahniti me format e saj dhe fustani i saj i shkurtër që zbulonte më së miri këmbët e saj na treguan se Nicole nuk njeh moshë. Me detajin e një rripi të hollë në bel, gjysma e veshjes e mbuluar nga xixat dhe takat shumë fine ajo shkëlqeu.
Nichole që prej 2019- ës është shfaqur si paneliste në kompeticionin e këngës ‘The Masked Singer’, që është gjithashtu një show televiziv shumë i ndjekur në Los Angeles.
Rikujtojmë se në vitin 2019 mediat shpërthyen nga video intime e Nicole me ish-in e saj Lewis Hamilton. Video u bë publike nga hakerat dhe në klip shfaqej vetë këngëtarja me kampionin e
Formula 1 teksa putheshin dhe përqafoheshin në shtrat. Dyshohet që pas filmimit të video-s, telefoni i Nicole të jetë hakuar dhe më pas t’i jenë publikuar ato pamje.