Të paktën tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri herët të dielën jashtë një bar sportiv në Teksas, sipas autoriteteve.

Sipas mediave të huaja, të shtënat ndodhën në Boom Boom Sports Bar në San Antonio pak para orës 3:30 të mëngjesit, tha shefi i policisë William McManus.

Policia tha se një përleshje ndodhi brenda lokalit mes dy personave që përfundimisht dolën në parking.

Ndërsa ishin jashtë, një burrë mori një armë të gjatë nga makina e tij dhe filloi të qëllojë. Të paktën pesë persona u goditën nga të shtënat me armë, tha McManus.

“Ai [i dyshuari] filloi të gjuajë në ajër derisa po kthehej në lokal”, tha McManus. “Ai u takua me shumë njerëz në parking. Në fund të atij takimi, pesë persona u qëlluan. Dy tani kanë vdekur”, ka bërë të ditur ai, duke shtuar se i dyshuari është ende në arrati.