TIRANË– “Homeland Justice” ka goditur sërish! Në grupin e krijuar në “Telegram” kanë nxjerrë dokumente të reja, të personave “VIP” që kanë llogari bankare në institucionin në fjalë. Madje dokumentin e tyre, i cili përfshin edhe e-mailet që banka i ka dërguar klientëve të saj, hackerat iranianë kanë ndarë edhe një mesazh.

Me sa duket, përveç muxhahedinëve, ju po shpenzoni taksat për veten tuaj. E drejtë? Duke pasur parasysh këtë sasi informacioni, a nuk janë ende të bindur njerëzit që korrupsioni ka përfshirë të gjithë qeverinë dhe zyrtarët? Është koha të lëmë pas korrupsionin dhe të ngrihemi për lirinë e vendit tonë,”-shkruhet në postimin e bërë në rrjetin social. 

"Godet" sërish Homeland Justice! Nxjerr listën e VIP-ave

Pjesë nga dokumentat

Hakerat iranianë kanë hakëruar të dhënat e klientëve të bankës “Credins”. Dosja.al zotëron videot e publikuara nga hakerat të cilët tregojnë përmes lëvizjeve në një monitor të një kompjuteri se mund të aksesojnë llogaritë e çdo klienti të kësaj banke të nivelit të dytë. Mesazhi që shfaqet në ekran është: Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; dhe kjo do të vazhdojë! Ndërsa banka ka konfirmuar 3 ditë pasi e përshkroi si “problem” teknik, faktin se sistemi online ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Reagimi vjen disa ditë pasi në rrjetet sociale qytetarë të shumtë ngritën shqetësim se kishin marrë mesazhe për zerimin e llogarive të tyre dhe transaksione që nuk ishin bërë prej tyre. Por këto shqetësime u hodhën poshtë nga Credins që deklaroi se sistemi online nuk ishte hakeruar por kishte hasur vështirësi teknike./Dosja.al